Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë ka ndodhur një përleshje, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:38.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.