Të shtëna me kallash në ‘Rrugën B’ – Aktivizohet “Unaza e Çelikt”, dy persona në kërkim

Kronikë e zezë

Të shtëna me kallash në ‘Rrugën B’ – Aktivizohet “Unaza e Çelikt”, dy persona në kërkim

Më: 13 maj 2025 Në ora: 06:31 Përditësuar në ora: 08:21 më 13.05.2025
Foto nga vendngjarja

Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja

Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në rrugën B në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

Sipas burimeve  brenda Policisë, media raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.

Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMË, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës.

Të shtëna me kallash në ‘Rrugën B’ – Aktivizohet “Unaza e Çelikt”, dy persona në kërkim

Raportohet se një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Më 12 maj 2025, rreth orës 23:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B-Muharem Fejza”. Dyshohet se armët e përdorura ishin të tipit kallashnikov.

Burimet bëjnë me dije se dy persona të armatosur me kallash kanë ikur në këmbë në drejtim të rrugës “Prekazi”. Të dyshuarit ishin të veshur me rroba të zeza.

Pas marrjes së informacionit, janë njoftuar të gjitha njësitë policore dhe është aktivizuar operacioni “Unaza e Çelikt”. Kontrollet në terren janë intensifikuar.

Sipas një informacioni shtesë, në ora 23:58 një qytetar ka kontaktuar sërish policinë duke njoftuar se ka parë dy persona me përshkrim të njëjtë në rrugën “Prekazi”, kësaj radhe pa armë në duar.

Forcat policore janë në terren dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e të dyshuarve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat