Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, Policia nis hetimet

Më: 13 maj 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas këtij njoftimi, rasti është regjistruar në Prizren, të hënën në orën 19:14, dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e këtij personi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat