Zjarr në një banesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë në Prishtinë

Më: 13 maj 2025 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një rast i zjarrit ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Tirana”.

Intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm.

Detaje për këtë incident, detaje ka dhënë komandanti Abdulsamed Shkodra.

“Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë. Ka qenë një intervenim i vogël në terracën e një banese. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Intervenimi është kryer shpejt”, deklaroi Shkodra.

“Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Rasti pritet të hetohet edhe nga inspektorët e zjarrit dhe pasi të bëhet raporti do të dihet se si ka ndodhur ky rast”, theksoi ai.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë për të marrë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat