Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi policia kishte marrë informatën për një kanosje në një lokal në rrugën “Kral Petri”, në afërsi të sheshit “Car Lazar”.
Policia tha se i dyshuari është arrestuar disa metra larg vendit të ngjarjes, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet e tij personale.
“Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin. Gjithashtu në bazë të deklarimeve të një dëshmitari i dyshuari ka tentuar ta pengoj thirrjen e policisë”.
“Po ashtu nga dëshmitarët është raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën “Çlirimi”, për çka i është shqiptuar një tiketa në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike sipas ligjit, 03/L-142 Neni 5 paragrafi 2”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në stacion, ku ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar rasti “Kanosje” i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar”, tha policia.