Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku tri gra dhe një burrë kanë sulmuar fizikisht tri gra dhe një burrë tjetër, dhe më pas i kanë grabitur para të gatshme njërës prej viktimave.
Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar.
“Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj të treve është iniciuar procedurë hetimore. Paratë e grabitura i janë kthyer viktimës”, thuhet tutje në komunikatën për media.