Aksion policor në Pejë për tentim-vrasje, sekuestrime dhe arrestime

Kronikë e zezë

Aksion policor në Pejë për tentim-vrasje, sekuestrime dhe arrestime

Më: 16 maj 2025 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me njësitë hetimore nga Gjakova dhe Gjilani, ka realizuar sot një plan operativ në lidhje me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur më 29 janar 2025 në rrugën “Mikel Marku” në Pejë.

Gjatë aksionit janë kryer tetë bastisje në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Tri armë zjarri, 19 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës.

Policia ka bërë të ditur se veprimet janë pjesë e hetimeve të vazhdueshme për zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat