Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Më: 17 maj 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë.

Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat