Policia kryen kontrolle në disa lokale në Ferizaj, gjen armë

Kronikë e zezë

Policia kryen kontrolle në disa lokale në Ferizaj, gjen armë

Më: 17 maj 2025 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka kryer kontroll në disa lokale në Ferizaj për dyshime për armëmbajtje pa leje.

Policia tha se gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj, është kontrolluar i dyshuari S. S, 42 vjeç, në automjetin e të cilit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë. Pistoleta ishte me leje pronësie, por pa leje për mbajtje.

Po ashtu, te i dyshuari E. J, 36 vjeç, janë gjetur një kafkë pistolete, një spirale pistolete dhe 7 fishekë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municionet e gjetura janë sekuestruar, tha policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat