Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara gjatë 24 orëve të fundit

Më: 18 maj 2025 Në ora: 19:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Motoçikleta 2025”.

Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt gjatë 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe janë konfiskuar 5 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, vijon tutje njoftimi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat