Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, arrestohen pesë të dyshuar

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, arrestohen pesë të dyshuar

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Drenas, Prishtinë, Podujevë, Klinë  dhe Gjakovë. Viktima në të gjitha rastet ishin gratë, ndërsa u arrestuan pesë të dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, është arrestuar një person nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj një gruaje. Të njëjtit iu sekuestrua një armë zjarri dhe një pushkë gjuetie.

“Gllogoc / 16.05.2025 – 17:00. Më datë 17.05.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj ankueses femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe i është sekuestruar një armë zjarri –pushkë gjuetie si dhe nëntë copë fishekë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën  e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Prishtinë një person u arrestua nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një grua.

“Prishtinë / 18.05.2025 – 04:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Edhe në Podujevë, një burë u arrestua nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike dhe e kanosi një grua.

“Podujevë / 15.05.2025 – 21:00.Me datën 18.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhune fizike ndaj  viktimës femër kosovare dhe të njëjtën dyshohet se e kishte kanosur. I dyshuari është  intervistuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, njofton Policia.

Edhe në Klinë një burrë u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Klinë / 17.05.2025 – 13:00.  Me 18.05.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Gjakovë u arestua një burrë nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjakovë  / 18.05.2025 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar në shtëpinë e sigurt. I dyshuari është arrestuar si dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë të zjarrit dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, njofton Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat