Shtiu me armë brenda një lokali, arrestohet një burrë në Korishë

Kronikë e zezë

Shtiu me armë brenda një lokali, arrestohet një burrë në Korishë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:34
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar.

Kjo për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Korishë të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat