75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 1920 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat