Vëllai rrah vëllain në Malishevë, përfundon në pranga të policisë dhe në ndalim prej 48 orësh

Kronikë e zezë

Vëllai rrah vëllain në Malishevë, përfundon në pranga të policisë dhe në ndalim prej 48 orësh

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një përleshje fizike mes dy vëllezërve ka ndodhur në orët e paradites së sotme në Malishevë, ku dhuna ka degraduar deri në ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e njërit prej tyre.

Sinjali mëson se më 12 qershor 2025, rreth orës 10:00, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident të rëndë brenda një familjeje, ku i dyshuari E. Z. 23-vjeçar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, E. Z. 24-vjeçar.

Burimet brenda organit të hetuesisë i kanë konfirmuar medias se sulmi ka rezultuar me lëndime trupore për viktimën, i cili ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërkohë që përplasja mes tyre kishte ndodhur brenda banesës familjare.

Pas intervistimit në stacion policor, Prokurori Kujdestar ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit ndaj të cilit është iniciuar procedurë penale për “Dhunë në familje”. I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Rahovec.

Viktima, pas trajtimit dhe me pëlqimin e tij deklarativ, është kthyer në shtëpi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat