Një rast i dyshuar për vjedhje është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Viktima, një shtetase e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kontrollës së sigurisë në aeroport, më 14.05.2025, kishte vendosur disa sende personale në shportën për kontroll, përfshirë edhe një orë dore, e cila më pas rezultoi e humbur.
Pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet përkatëse, është identifikuar i dyshuari, një shtetas i Kosovës dhe udhëtar, i cili dyshohet se ka marrë orën në fjalë.
I njëjti është ndaluar më dje gjatë kontrollit të pasaportës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.