Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Kronikë e zezë

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktima meshkuj kosovarë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktimat kanë pranuar tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 3:30 të mëngjesit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat