Një person pa shenja jete gjendet në Pejë

Kronikë e zezë

Një person pa shenja jete gjendet në Pejë

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 20:04
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth orës 18:30.

Këtë e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi  mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat