Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se është duke u djegur një veturë e tipit Toyota me targa vendore-pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00 në Prishtinë.
Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin.
Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.