Policia në Ferizaj thotë se javën e kaluar u raportuan 56 aksidente, një i vdekur

Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj thotë se javën e kaluar u raportuan 56 aksidente, një i vdekur

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 347 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 13 patentë shoferë.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 09-15.06.2025, janë shqiptuar 1,347 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Po ashtu janë raportuar 56 aksidente trafiku, në një prej tyre në person ka vdekur.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente, nga të cilat:

–   1 aksident fatal në Kaçanik , ku ka mbetur një person i vdekur

– 24 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 30 persona

– 31 aksidente me dëme materiale”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat