Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë Kosovë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në një lokal në Fushë Kosovë.

Sipas raportimeve nga policia, rreth orës 02:45 dy persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në lokal ku ndodhej viktima, një mashkull kosovar.

Njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me një pistoletë, ndërsa tjetri mbante një shufër metalike.

Nën kërcënimin e armës, ata kanë arritur të grabisin kuletën e viktimës, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat