Një grua pak më parë është goditur nga një makinë në Prishtinë, më konkretisht në lagjen Dardania.
E njëjta po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Detaje ka dhënë Naser Syla, nga Emergjenca e QKUK-së.
“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, ka thënë shkurt Syla.
Nga ana tjetër, për detajet e aksidentit po merren organet e hetuesisë.