Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohjet se sulmoi seksualisht një femër.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10 në Vushtrri. Viktima, një femër kosovare, është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa i dyshuari, pas intervistimit në stacionin policor, është ndaluar me vendim të prokurorit.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
“SULM SEKSUAL Vushtrri / 19.06.2025 – 15:10.Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.