Gjendet e mitura që u zhduk ditë më parë në Gjilan, arrestohet bashkëjetuesi i saj

Kronikë e zezë

Gjendet e mitura që u zhduk ditë më parë në Gjilan, arrestohet bashkëjetuesi i saj

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Vajza që ishte raportuar ditë më parë e zhdukur në Gjilan, është gjetur në shtëpinë e një burri.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, nën dyshimin se po bashkëjetonte me personin nën moshën 16-vjeçare.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në shtëpinë e tij është gjetur viktima f/k, e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat