​Grabitje në mes të ditës në një barnatore në Pejë

Kronikë e zezë

​Grabitje në mes të ditës në një barnatore në Pejë

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 10:36
Foto ilustrimvjedhjep

Një grabitje është raportuar pasditen e së shtunës në një barnatore në qytetin e Pejës.

Viktima, një mashkull kosovar dhe punëtor në barnatore, ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë grabitur një shumë të papërcaktuar parash nga arka.

Sipas raportimeve fillestare, autorët kanë ikur menjëherë në drejtim të panjohur pas kryerjes së veprës penale. Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar në këtë incident.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Rasti është cilësuar si “grabitje” dhe është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat