Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Kronikë e zezë

Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në komunën e Leposaviqit.

Zëvendëskryetarja e Komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna. Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat