Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një burrë dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat