Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet një grua në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet një grua në Prishtinë

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Policia tha se pasi ka intervistuar atë, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 03.10.2025-20:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat