Podujevë, ngacmohet seksualisht një grua

Kronikë e zezë

Podujevë, ngacmohet seksualisht një grua

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Podujevë më 22 shtator të këtij viti.

Sipas Policisë, i dyshuari është është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Sulm seksual” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat