Konflikt i dhunshëm mes partnerëve në Prishtinë – të dy përfundojnë në ndalim 48 orësh

Kronikë e zezë

Konflikt i dhunshëm mes partnerëve në Prishtinë – të dy përfundojnë në ndalim 48 orësh

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar sot në mesditë në Prishtinë, ku dy persona në lidhje dashurie janë arrestuar pas një përleshjeje fizike brenda banesës ku jetonin.

Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, më 04 tetor 2025, rreth orës 11:30, është raportuar një rast “Dhunë në familje” në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë shoqëruar në stacionin policor L.J rreth 34-vjeçar dhe D.A rreth 54-vjeçar, të cilët janë në lidhje dashurie prej rreth dy vitesh. Hetimet fillestare tregojnë se pas një mosmarrëveshjeje verbale, të dy kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

E dyshuara D. A. ka paraqitur edhe video-incizime të rastit, të realizuara me telefonin e partnerit të saj, që shërbejnë si prova materiale.

Me udhëzim të Prokurorisë, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka cilësuar rastin si “Dhuna në familje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për sqarimin e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat