Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës dhe shkakun e ngjarjes

Kronikë e zezë

Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës dhe shkakun e ngjarjes

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.

Policia tha se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në raportin 24 orësh, policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat