Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:22
Personi i kerkuar

Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se e dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:

192 ose përmes emailit: [email protected], thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat