Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Është gjetur pa shenja jete një person në Lipjan, rast i cili po hetohet nga policia.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat