S’ka të lënduar nga djegia e veturës në kryeqytet

Kronikë e zezë

S’ka të lënduar nga djegia e veturës në kryeqytet

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë si pasojë e djegies së mbeturinave është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar  se incidenti është raportuar rreth orës 06:30, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ismet Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”,  thuhet në njoftimin e Pllanës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat