Shpërndanë materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Shpërndanë materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, tre të arrestuar

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Tre burra janë arrestuar në Prizren dhe Obiliq, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale dhe platformave online, kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Policia ka kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat