Tentoi ta godiste me veturë policin, arrestohet

Kronikë e zezë

Tentoi ta godiste me veturë policin, arrestohet

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Është arrestuar në burrë në Prishtinë, nën dyshimin se me veturë tentoi të godiste një polic, pasi ky i fundit i kishte dhënë urdhër që të ndalej.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhrin që të ndalet.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat