Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në komunën e Skenderajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 20:00, kur është raportuar se një person ishte gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka konfirmuar se rasti është në hetim dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.