Incidenti në Komoran, të dyshuarit në mbajtje – në veturë u gjetën shufër metali e sëpatë

Kronikë e zezë

Incidenti në Komoran, të dyshuarit në mbajtje – në veturë u gjetën shufër metali e sëpatë

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 10:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi në ditën e Zgjedhjeve Lokale në Drenas.

Sipas raportit, bëhet e ditur se përleshja mes tre të dyshuarve erdhi pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, derisa njëri gjendet në arrati.

Tutje, policia thotë se në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sëpatë, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e armës me të cilin i arratisuri kishte shtënë përderisa ishte në veturë.

Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat