Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, dy të dyshuar në kërkim policor

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, dy të dyshuar në kërkim policor

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Podujevë, Pejë dhe Rahovec. Dy persona gjenden në arrati, ndërsa një tjetër u dërgua në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë një person dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje. I dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Prishtinë / 13.10.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve ndaj te dyshuarit qe gjendet ne kërkim policor”, thuhet në njoftim.

E në rastin e dytë, një person i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe thirrje telefonike një gruaje. Rasti nën hetime.

“Prishtinë / 13.10.2025 – 18:22. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe thirrje telefoni ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe mbetet të hetohet”, njofton Policia.

Në Podujevë, një person dyshohet se ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt.

“Podujevë / 13.10.2025 – 21:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Si pasojë një viktime femër ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedur të rregullt”, njofton Policia.

Edhe në Pejë dyshohet se një person ushtroi dhunë ndaj një gruaje. I dyshuari gjenet në arrati.

“Pejë / 09.10.2025 – 20:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdheruar fillimin e hetimeve ndaj te dyshuarit qe gjendet ne kerkim policor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Rahovec një person u arrestua nën dyshimin se në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Rahovec / 13.10.2025 – 13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet ne gjendje te dehur ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat