Ushtroi dhunë në gjendje të dehur ndaj gruas, i dyshuari në Pejë paraqitet në polici e më pas lirohet

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë në gjendje të dehur ndaj gruas, i dyshuari në Pejë paraqitet në polici e më pas lirohet

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një grua në Pejë ka pësuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, i cili kishte qenë në gjendje të dehur, e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari fillimisht nuk ishte hasur në shtëpi, pastaj ishte paraqitur në stacionin policor, por është liruar me procedurë të rregullt.

“Pejë 17.10.2025 – 15:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në gjendje të dehur.

Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari fillimisht nuk është hasur në shtëpi nga policia, por më vonë është paraqit në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat