Policia heton rastin e zhdukjes së një burri në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Policia heton rastin e zhdukjes së një burri në Fushë-Kosovë

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një person është zhdukur të hënën në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë i cili ka dalë nga banesa dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij.

“Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 03:25. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat