Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Gruaja e cila më 1 nëntor u aksidentua në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat