Shkoi për tu kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune tek një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Shkoi për tu kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune tek një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje po hetohet në Malishevë. I gjithë rasti u inicua pasi që gjatë një vizite mjekësore, mjekët kanë vërejtur se pacientja ka disa hematoma të lehta.

Derisa gruaja ka refuzuar të flas lidhur me ndonjë problem me dikënd,  me urdhër të prokurorit është inicuar lënda, e cila po procedohet me procedurë të rregullt.

 “Malishevë  04.11.2025 – NN. 

Gjatë një vizite mjekësore, te një femër kosovare janë vërejte disa hematoma të lehta. Viktima ka refuzuar të deklarohet për ndonjë problem dhe sipas saj nuk ka telashe me askënd. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat