Arrestohet i mituri në një lokal në Klinë, iu gjeten armë e fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri në një lokal në Klinë, iu gjeten armë e fishekë

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Klinë, nën dyshimin për veprën penale ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’.

Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendngjarje dhe  tek i mituri i cili gjendej në një lokal të qytetit, ka gjetur dhe sekuestruar një armë, karikator dhe pesë fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me datën 05.11.2025, rreth orёs 21:30, pёrmes rrugёve operative ka pranuar informatё se nё njё lokal nё fshatin Ujmir-Klinё, njё person posedon armё tё zjarrit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe gjatё kontrollit fizik tё personit tё dyshuar (i mitur) tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar  njё armё pistoletё,  njё  karikator i armës dhe  pesё  fishekë kal. 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat