Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen në Prishtinë për vjedhje në një lokal

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 09:10
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Haxhi Zeka” të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 00:07 pas mesnate, dhe pas ndërhyrjes së njësive policore, të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë  07.11.2025 – 00:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një lokal. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat