Arrestohen dy persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri, policia jep detaje

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri. Njëri prej tyre është i mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 dhe u iniciua si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Vushtrri  08.11.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur pasi që, dyshohet se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën ku gjendeshin të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK47 me një karikatorë dhe nëntë fishekë si dhe dy armë tytë shkurtër me 38 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat