Tre persona e bëjnë për spital një tjetër në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre persona e bëjnë për spital një tjetër në Prishtinë

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se pas një konflikti verbal e kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është sulmuar ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit dyshohet se pas një konflikti verbal e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat