Rrahje me sëpatë në Istog, një person bëhet për spital

Kronikë e zezë

Rrahje me sëpatë në Istog, një person bëhet për spital

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Istog.

Si pasojë e një rrahje mes dy personave, njëri prej tyre ka pësuar lëndime nga sopata.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emegjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Gashi.

“I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat