Humb jetën një person në një aksident në magjistalen Suharekë-Rahovec

Kronikë e zezë

Humb jetën një person në një aksident në magjistalen Suharekë-Rahovec

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Rahovec,  saktësisht në fshatin Dobërdelan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion”.

“Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha bytyqi

Ai po ashu njoftoi se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, ndërsa po punohet në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat