E pazakonshme: Pronari i ri gjen një kallash në shtëpinë e blerë në Ferizaj

Kronikë e zezë

E pazakonshme: Pronari i ri gjen një kallash në shtëpinë e blerë në Ferizaj

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në Polici, se pasi kishte blerë një shtëpi në Ferizaj, nën divan kishte gjetur një armë automatike AK-47.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pleshinë të premten e 14 nëntorit.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën, për të cilin rast është informuar edhe prokurori.

“Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke kryer punime në shtëpinë e tij të pa banuar që e kishte blerë më herët nën një divan kishte gjetur një armë automatike AK-47  pa karikatorë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat