Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

Kronikë e zezë

Vidhet një armë në një shtëpi në Prizren, personin e dyshuar e vërejti kujdestarja

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren, atje ku kujdestarja e shtëpisë kishte vërejtur se një person i dyshuar kishte hyrë për të vjedhur.

Policia e Kosovës njofton se kishte dalë në vendin e ngjarjes, dhe nuk e kishin takuar personin, por se i njëjti kishte vjedhur një armë.

NË raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti po hetohet.

“Prizren 14.11.2025 – 22:02. Dyshohet se në shtëpinë në të cilën punon ankuesja f/k si kujdestare, ka vërejtur se një person i dyshuar ka hyrë për të vjedhur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka takuar pësonin e dyshuar por ka vërejtur se ka hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur një armë. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat